Jurgen Klopp synon transferimin e mesfushorit të Hoffenheimit, Kerem Demirbay.
Sipas mediumit Sportsman, menaxher i Liverpoolit, Klopp është i interesuar për mesfushorin Hoffenheim, Demirbay.
Trajneri gjerman thuhet se e vështron që një kohë Demirbayn, i cili ishte një lojtar i ekipit të të rinjve në Dortmund kur Klopp ishte menaxher te klubi gjerman.
Ai madje mund ta sjellë lojtarin kryesor të Hoffenheimit në Anfield për pak më shumë se 25 milionë funte në afatin kalimtar të janarit.
Demirbay është një mesfushor i gjithanshëm dhe ka fituar tashmë dy paraqitje me kombëtaren gjermane.
Mesfushori turko-gjerman gjithashtu ka qenë pjesë e rregullt e ekipeve të moshave të Gjermanisë, ku ka fituar edhe tituj të rëndësishëm.
Për Demirbay interesim ka shprehur edhe Arsenali në Ligën Premier, ndërsa në Serie A pëlqehet nga Milani. /Telegrafi/