Site icon Telegrafi

Klopp i del në mbrojtje Darwin Nunezit pas paraqitjes së dobët ndaj Unitedit

Jurgen Klopp ka dalë në mbrojtjen e transferimit të ri Darwin Nunez pas debutimit të tij në humbjen 4-0 të Liverpoolit kundër Manchester United.

Reds shpenzuan një rekord prej 100 milionë euro për uruguaianin muajin e kaluar, por ai dështoi të bënte një ndikim pozitiv të martën dhe performanca e tij u përmbledh kur ai dështoi të shënoi nga afër pasi gjuajtja e Mohamed Salah ishte kthyer nga shtylla.

“Ajo që mund të shihni është se djemtë tashmë po e kërkonin atë”, deklaroi Klopp në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Paraqitja nga 100 milionëshi i Liverpoolit: Darwin Nunez me gjasë nuk do ta kujtojë për të mirë debutimin te The Reds në miqësoren ndaj Unitedit

“Ishte seanca e tij e tretë (që kur mbërriti për stërvitje parasezonale) dhe mendoj se pas sprintit të tretë mushkëritë e tij ishin gati të shpërthenin”.

“Ne gati e vramë atë me këta topa, por ai ofroi vrapimet dhe djemtë donin të kalonin topin, kjo është padyshim një nga pikat e tij të forta. Ai ishte i rrezikshëm, të gjitha këto lloj gjërash”.

Lexo po ashtu Tifozët e Liverpoolit janë të shqetësuar për Darwin Nunez: A është ky lojtari që kemi paguar 100 milionë euro për të?

“Pra, Darvini, do ta shohim. Unë mendoj se profili i tij është një numër 9 i duhur, kështu që është e dobishme me shpejtësinë dhe agresionin dhe përdorimin e trupit të tij”, ka shtuar më tej gjermani.

Nunez shënoi 34 gola për Benfican sezonin e kaluar, duke përfshirë dy kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, por ai dukej si një hije e vetes në Bangkok kundër United. /Telegrafi/

Exit mobile version