Site icon Telegrafi

Klopp: Me Coutinhon gjithçka në rregull, ai është i gatshëm edhe e presim krahëhapur

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se Philippe Coutinho është kthyer në skuadër dhe gjithçka është në rregull. 

Braziliani ka munguar disa ditë në stërvitjet e Liverpoolit. Ai ka qenë i lidhur me një transferim te Barcelona, ndërsa nuk stërviste pasi kishte një lëndim.

Klopp ka folur para ndeshjes me Hoffenheim që do të zhvillohet në Anfield.

“Ai është 100 për qind dhe asgjë nuk ndryshuar, e kam thënë edhe më herët, asgjë nuk ka ndryshuar”.

Klopp u pyet edhe për marrëdhëniet se si janë mes tij dhe lojtarit.

“Natyrisht , natyrisht. Pse po më pyesni a është gjithçka në rregull mes meje dhe tij? A është kjo pyetje e drejtë?”.

“Po, në të vërtet, absolutisht, 100 për qind”.

I pyetur se a do të pritet Coutinho me krahë të hapur pas kthimit: “Po natyrisht, absolutisht, 100 për qind”. /Telegrafi/  

Exit mobile version