Site icon Telegrafi

Klopp: Coutinho nuk luan, Mane i gatshëm për 20-25 minuta

Liverpool do të zhvillojë gjatë fundjavës takimin e radhës në kuadër të Ligës Premier.

“The Reds” gjatë ditës së nesërme do të takohet me West Ham Unitedin, e cila ndeshja pritet të jetë mjaft e vështirë për skuadrën e trajnerit Jurgen Klopp.

Ky i fundit ka pohuar se nuk do ta ketë në dispozicion mesfushorin me tipare sulmuese Philippe Coutinhon.

Saido Mane dhe Jugen Klopp

“Coutinho nuk do të luajë për shkak dëmtimi. Edhe Wijnaldum është në dyshim. Sturridge është në dispozicion dhe në formë të mirë”, tha gjermani.

Më tutje ish-trajneri i Borussia Dortmundit ka treguar se sulmuesi Saido Mane pritet të luajë për 20-25 minuta.

“Mane është stërvitur për herën e parë me skuadrën të enjten dhe është dukur shumë mirë. Duket se është gati për 20-25 minuta”, tha Klopp.

Ndryshe, 12 ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave nuk kanë përfunduar me rezultat të barabartë. /Telegrafi/

Exit mobile version