Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp pretendon se nuk ka parë një lojtar si Philippe Coutinho që nga legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero.
Braziliani e filloi karrierën evropiane në Inter, por bëri emër me Liverpoolin e drejtuar nga gjermani, para se t’i bashkohej me Barcelonës në janar të vitit 2018.
Sulmuesi brazilian ka lëvizur javën e kaluar te Bayern Munich, të cilët e kanë sjellë në formë huazimi me mundësinë e blerjes.
“Ai është një lojtar shumë dominues që mund të ndihmojë në formimin e një ekipi”, tha ai për revistën “Kicker duke shtuar se “Sigurisht, ai ende ka nevojë të vendoset në mënyrë që të mos jetë mbizotërues menjëherë, por ata kanë marrë një lojtar të shkëlqyeshëm”.
“Ai nuk luajti në pozicionin e preferuar të numrit 10 me ne edhe aq shumë. Ai mund të luajë në krah, por në pozitën e numrit tetë, sepse është i fortë në hapësira të ngushta dhe gjithashtu mjaft i shpejtë”.
“Ai ka një sy të jashtëzakonshëm për gol. Pas Alessandro Del Pieros nuk e kam parë dikë të bëj lëvizje aq të shpeshta në fushë. Bundesliga do të ketë një lojtar të shkëlqyeshëm”, ka pohuar strategu i The Reds. /Telegrafi/