Jurgen Klopp është deklaruar para përballjes që Liverpooli e zhvillon në udhëtim te Chelsea.
Skuadra londineze do t’i pres The Reds në Stamford Bridge në ora 17:30 në javën e gjashtë të Ligës Premier.
Trajneri gjerman ka thënë se Chelsea është favorit për çdo trofe në këtë sezon edhe pse janë të dënuar nga FIFA për mos transferimin e lojtarëve.
“Chelsea është favorit për të fituar çdo trofe në këtë sezon, ata kanë ndërtuar një skuadër të mirë në vitet e fundit”, ka thënë Klopp.
“Dënimi nga FIFA nuk ka ndikuar tek ata, pasi tashmë kanë lojtarë të dëshmuar në skuadrën e tyre dhe në këtë verë Christian Pulisic u bashkua me ta”, ka shtuar më tej gjermani.
Liverpooli është skuadra e vetme që deri më tani nuk ka pësuar humbje, derisa Chelsea ka dy fitore, dy barazime dhe një humbje. /Telegrafi/