Telegrafi

Klopp: Chamberlain më pëlqen, por mund të përmirësohet shumë

during the Premier League match between Stoke City and Liverpool at Bet365 Stadium on November 29, 2017 in Stoke on Trent, England.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur për Oxlade-Chamberlain, i cili u transferua verës nga Arsenali.

Edhe pse anglezi nuk ka shumë minuta në fushë, tekniku gjerman e shikon atë si të nevojshëm për vazhdimësinë e kampionatit.

“Po shkon shumë mirë, më pëlqen, ka shumë potencial të cilin ende nuk e ka treguar”.

“Është vetëm fillimi dhe më pëlqen, më të vërtetë më pëlqen. Është një paketë e mrekullueshme, shpresoj që të jetë në formë”.

“Kjo është gjëja më e rëndësishme, mund të jetë vendimtar në disa momente”, ka thënë Klopp.

Chamberlian këtë sezon ka shënuar një gol në Ligën Premier dhe ka dhuruar dy asistime.

24-vjeçari u transferua te Liverpooli gjatë verës për 40 milionë euro. /Telegrafi/