Site icon Telegrafi

Klopp: Camp Nou nuk është tempull, por vetëm një stadium

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka hedhur poshtë fjalimin e lojtarëve të tij duke u paraqitur nga kundërshtarët e Ligës së Kampionëve në Barcelonë.

Barca pret të mërkurën Liverpoolin në ndeshjen e parë të gjysmëfinales në Camp Nou.

“Camp Nou është vetëm një stadium. Mjaft i madh, por jo një tempull i futbollit”, tha gjermani për mediat.

Stadiumi i klubit spanjoll ka kapacitet prej 99354 ulësesh

Klopp vizitoi stadiumin si një spektator gjatë përplasjes mes katalunasve dhe Borussia Monchengladbachut në vitin 2016, së bashku me lojtarët e tij – ata kishin një kamp trajnimi në Sant Cugat.

Trajneri padyshim nuk ishte i impresionuar nga ajo që pa kataluni. Megjithatë ai tha se “loja është fantastike për të gjithë tifozët e futbollit”.

Ndryshe, Liverpooli për të ardhur në këtë fazë eliminoi Porton gjersa Barcelona ishte më e mirë se Manchester United. /Telegrafi/

Exit mobile version