Telegrafi

Klopp i befason të gjithë: Mund të tërhiqem pas dy apo tri vitesh nga futbolli

Jurgen Klopp ka befasuar me një deklaratë të tij të dhënë për mediat gjermane, duke thënë se pas dy apo tri vitesh mund të pensionet.

Trajneri gjerman që e fitoi Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës me Liverpoolin e ka paralajmëruar largimin e tij nga futbolli edhe pse ka vetëm pak kohë që ka mbushur 52 vjet.

Klopp në një intervistë për gazetën prestigjioze gjermane Bild ka theksuar se në futboll nuk i dihet asnjëherë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen.

“ Në radhë të parë shpresoj që gjithçka të më shkojë po kaq mirë sa tani. Pas 2-3 vitesh do të shohim, gjithçka është e mundur madje edhe tërheqja ime”.

Lexo po ashtu Klopp për treshen Mane, Salah dhe Firmino: Një dhuratë nga Zoti për Liverpoolin

“Nuk e di nëse do të ndodhë vërtetë por po e them që tani që në rast se diçka e tillë ndodh, të mos habitet askush”, deklaroi Klopp.

Për Jurgen Kloppin, gjermanët shpresojnë ta shohin në krye të kombëtares.  /Telegrafi/