Site icon Telegrafi

Klopp assesi të pajtohet me lojën e Atletico Madridit të Simeones

Jurgen Klopp nuk i ka harruar ndeshjet e skuadrës së tij, Liverpoolit kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.

Gjermani po fliste për mediat pas barazimit 1-1 të The Reds me Tottenham Hotspurin, dhe ai filloi duke kritikuar stilin e lojës së Antonio Contes.

“Nuk më pëlqen ky lloj futbolli”, deklaroi Klopp. “Por, ky është problemi im personal. Mendoj se ata janë të klasit botëror dhe mendoj se duhet të bëjnë më shumë për lojën”.

“Është një ndeshje kundër Liverpoolit, ata kanë 36 për qind të posedimit të topit. Por, ky është problemi im. Unë nuk mund ta stërvit atë. Lojtarë të klasit botëror (të cilët) bllokojnë të gjithë topat. Është vërtet e vështirë”.

Më pas ai e ktheu vëmendjen te skuadra e Diego Simeones, Atletico Madrid.

“Atletico Madrid po e bën këtë”, shtoi ai. Mirë, çfarëdo, absolutisht mirë, thjesht nuk mundem. Mirëpo, po, unë respektoj gjithçka që ata bëjnë. Por, nuk jam unë i tillë”.

Kritikat e Klopp pas eliminimit nga Liga e Kampionëve në vitin 2020

Skuadra e Klopp u eliminua nga Liga e Kampionëve në fazën e 16-të të fundit nga Atletico Madrid në mars të vitit 2020, dhe ai filloi një kritikë të ashpër ndaj tyre atë natë.

“Nuk e kuptoj pse luajnë këtë lloj futbolli me cilësinë që kanë. Koke, Saul (Niguez), (Marcos) Llorente. Ata mund të luanin futboll të duhur. Ata nuk patën as kundërsulme në 90 minutat”, ka potencuar trajneri gjerman.

Në tetor 2021, Klopp përsëriti se ai nuk ishte një admirues i stilit të lojës së Atleticos përpara ndeshjes së ekipit të tij në fazën e grupeve në “Estadio Wanda Metropolitano”. /Telegrafi/

Exit mobile version