Telegrafi

Klopp afër transferimit të yllit gjerman (Foto)

LONDON, ENGLAND - OCTOBER 17: Jurgen Klopp, manager of Liverpool instructs his players during the Barclays Premier League match between Tottenham Hotspur and Liverpool at White Hart Lane on October 17, 2015 in London, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Liverpool vazhdon të përforcohet për stinorin e ri në Ligën Premier.

Skuadra e strategut gjerman Jurgen Klopp dëshiron që të jetë ndër kandidatët kryesor për titullin e kampionit.

Kështu Klopp e ka në listë edhe një futbollist për ta transferuar nga elita e futbollit gjerman Bundesliga.

Fjala është për talentin gjerman Max Meyer, i cili është bërë objektivi kryesor i Klopp për fazën ofensive.

Lexo po ashtu Balotelli kthehet aty ku nuk e pret askush?

20-vjeçari është pjesë e Schalke 04 dhe ka kaluar momente të mira në dy stinorët e mëparshëm me fanellën bardh e kaltër.

Edhe pse kontrata e tij është deri në vitin 2018, ‘The Reds’, po mendojnë të dërgojnë ofertë prej 28 milionë eurove për ta transferuar atë.

Schalke ka blerë talentin zviceran Breel Embolo dhe pas këtij transferimi mund ta lë të lirë Meyerin të largohet në drejtim të ‘Anfield’. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet