Telegrafi

Klitschko e pranon, u befasua nga ajo që bëri Joshua pasi u rrëzua në rundin e gjashtë

Wladimir Klitschko humbi nga Anthony Joshua dhe me këtë rast humbi edhe mundësitë për të fituar tre titujt IBO, IBF dhe WBA.

41-vjeçari tregoi se për kundër moshës ai ende ka shumë për të dhënë duke i bërë ballë 27-vjeçarit deri në rundin e 11-të.

Lexo po ashtu Klitschko flet pas humbjes ndaj Joshuas për USB-në e famshme, tregon sa a do guxojë blerësi t’i publikojë pamjet (Video)

Por, kjo nuk është e gjitha, legjenda ukrainase në rundin e gjashtë e rrëzoi në tokë Joshuan dhe me këtë rast e pranon se nuk ka pritur që kundërshtari i tij të ngrihet në këmbë.

Po ashtu Klitschko e pranon se ai duhet të vazhdonte të sulmonte britanikun dhe jo të lejonte atë të merrte vetën, gjithsesi ai është i hapur për rimeç dhe premton se do të ppërgatitet shumë më shumë.

Momenti kur Anthony Joshua u rrëzua nga Wladimir Klitschko. Foto: Getty Images

“Mendova se nuk do të ngrihet, se nuk do mundte, por ia arriti të ngrihet dhe respekte. Kam mundur të bëja më shumë, ndoshta t’i jepja fund, ndoshta kur ai ra në tokë”.

Lexo po ashtu Profili i Klitschkos: Ishte kampion olimpik, bamirës i madh, flet katër gjuhë dhe është i fejuar me aktoren e njohur

“Isha i sigurt se do ishte nata ime kështu që shfrytëzova kohën. Gjithmonë kamë qenë fans i talentit të tij, ai më mundi, tregoi se ka kualitete. Ai është kampioni aktual dhe duhet të respektohet”.

“Nga ana ime natyrisht që do të ketë rimeç dhe natyrisht që do jem më i përgatitur se kësaj here”, ka thënë Klitschko. /Telegrafi/