Ish-boksieri ukrainas Wladimir Klitschko ka akuzuar “podcasterin” amerikan Joe Rogan për shpërndarje të propagandës ruse lidhur me luftën në Ukrainë.
Një nga episodet e fundit të Rogan ishin fokusuar në vendimin e Joe Bidenit për ta lejuar Kievin të përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi për të sulmuar në territorin rus, transmeton Telegrafi.
“Si lejoheni ta bëni këtë kur jeni në largim? Sikur njerëzit nuk duan më të jeni më këtu… do të ishte mirë të shmangim një gjë të tillë nga një ish-president”, tha ai.
“Zelensky thotë se Putin është i frikësuar. Q*** ore, ju njerëz dëshironi ta filloni Luftën e Tretë Botërore”, ka shtuar Rogan.
E si kundërpërgjigje ndaj komenteve të tij ka reaguar Klitschko i cili tha se “podcasteri” ishte “propaganda e përsëritur e Rusisë”.
“Po flisni për armët amerikane që i janë dërguar Ukrainës që ju besoni se do të çojnë në Luftën e Tretë Botërore. Më lejo të tregoj se po e përsërisni propagandën ruse”, tha Klitschko.
“Putin është në telashe, kështu që ata duan të frikësojnë ty dhe njerëzit si ti. Lufta e tij do të duhej të zgjaste tre ditë. Po falë heroizmit dhe sakrificës e ukrainasve, po zgjatë tash e tre vite”, tha ish-kampioni i peshave të rënda në boks. /Telegrafi/
@dailymail Boxing legend Wladimir Klitschko has called out Joe Rogan for ‘repeating Russian propaganda’ over the war in Ukraine. Rogan recently accused President Biden and Zelensky of trying to ‘start World War III’. Read the full story on DailyMail.com 🎥 YT/JoeRoganExperience/ Klitschko #joerogan #podcast #Usa #boxer #news ♬ original sound – Daily Mail
. @joerogan , I disagree pic.twitter.com/tSGvwUnXOQ
— Klitschko (@Klitschko) November 24, 2024