Site icon Telegrafi

Klinaku: Specialja po gjykon vetëm shqiptarët, kërkojmë nga shteti të mos i lejojë bastisjet

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së mbajti protestë para zyrave të EULEX-it në Fushë-Kosovë.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, në fjalën e tij gjatë protestës tha se Dhomat e Specializuara të Kosovës po gjykojnë vetëm shqiptarët, transmeton Telegrafi.

“Dhomat e specializuara të Kosovës gjykojnë vetëm shqiptarët por jo krimet e kryera në Kosovë, jo krimet që i kanë shkaktuar pushtuesit serb civilëve. Ata gjykojnë luftën tonë çlirimtare, gjykojnë vetëm UÇK-në, duke quajtur ndërmarrje të përbashkët kriminale”.

Lexo po ashtu Vendosën telefona para objektit të EULEX-it, veteranët e luftës protestuan kundër bastisjeve së ish-ushtarëve të UÇK-së

Tutje, Klinaku kërkoi nga Policia që mos të lejojë zyrtarët e Speciales që të hyjnë në shtëpi dhe të kryejnë bastisje.

“Në mungesë të fakteve vazhdojnë me filma. Institucionet tona po heshtin, po na hyjnë në shtëpi, e ne thirrëm këtë protestë kundër tyre, duke pasur parasysh se Policia është reaguesi i parë, kërkojmë që shteti të merret me ta, përndryshe do të kemi reagime të vazhdueshme”, u shpreh ai.

Gjatë protestës u hodhën telefonat në oborrin ku EULEX-i ka zyrat. /Telegrafi/

Exit mobile version