Site icon Telegrafi

Klinaku me fjalë të rënda për Kurtin: S’është i majtë e as i djathtë, është i sëmurë

Avni Klinaku nga Lëvizja për Bashkim, e ka quajtur “të sëmurë” kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Në emisionin “Pressing” në T7, Klinaku tha se Kurtin e njeh mirë, ndaj dhe me bindje jep këtë konstatim për të.

Sipas tij, kreu i ekzekutivit nuk ka qëndrime ideologjike as të majta e as të djathta.

“Albin Kurti asnjë filozofi politike nuk e ka të etabluar. As që i intereson për atë pjesë. Ai as nuk është i majtë apo i djathtë. As i verdhë apo i kuq. Ai është i zi. Është i zi fut. Ai është njeri i sëmurë dhe ka ardhur si ka ardhur në pushtet. Le të jetë po këtë e argumentoj katërcipërisht. E njoh shumë mirë edhe nga vuajtjet e dënimit”, deklaroi ai.

Tutje, Klinaku shtoi se Kurti është në kategorinë e veteranëve të internuar.

Siç tha, nuk ka dyshim që Kurti ka qenë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për shkak se ai ka qenë në zyrë të përfaqësuesit politik, por kontestohet çështja se a ka dhënë dorëheqje para kohe dhe konsiderohet sikur veteran i rrejshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version