Site icon Telegrafi

Kleofina, bukuroshja shqiptare konkurrente në ‘Miss Franca’ (Foto)

Kleofina Pnishi e përfaqëson regjionin Provence në konkursin ‘Miss France 2018’. E lindur në Gjakovë të Kosovës, ajo ka diplomuar në informacion dhe komunikim.

Në ngjarjen më të madhe franceze të bukurisë, 23-vjeçarja përfaqëson regjionin nga jugu i Francës që numëron rreth pesë milionë banorë.

(Foto: Instagram/Kleofina)

Në një intervistë të fundit, ajo ka treguar se konkurrimin për më të bukurën e Francës e ka bërë për të shijuar një aventurë të re dhe për të provuar t’i tejkalojë limitet e saj.

(Foto: Instagram/Kleofina)

Bukuroshja ka treguar se e ka ndjekur vazhdimisht këtë eveniment në televizion, mirëpo ka hezituar të konkurrojë dhe këtë vit e ka ndjekur intuitën dhe ka vendosur të garojë.

Lexo po ashtu Kleofina vjen me sesion sensual para paraqitjes në Miss Franca (Foto)
(Foto: Instagram/Kleofina)

“Ky konkurs është gjithashtu një mënyrë për të falënderuar Francën për gjithçka që më ka sjellë”.

“Erdha këtu në moshën pesëvjeçare, pas arratisjes nga lufta në Kosovë me prindërit, motrën time me aftësi të veçanta dhe vëllanë tim të vogël. Franca më mësoi gjithçka. I kam borxh gjithçka”, ka thënë ajo në një intervistë për Paris Match.

(Foto: Instagram/Kleofina)

Se çfarë e dallon nga konkurrentet tjera, bukuroshja ka përmendur natyrën e saj dhe lehtësinë në skenë.

(Foto: Instagram/Kleofina)

“Kam bërë teatër, komedi muzikore duke kënduar dhe gjithmonë më pëlqente të luaja me objektivin e kamerës”, ka theksuar më tej.

Kleofina është mjaft aktive në rrjetet sociale, ndërsa angazhimi i saj në palestër është i vazhdueshëm për t’i ruajtur format trupore.

Nuk kanë munguar edhe setet fotografikë që e shfaqin atë në poza mjaft të këndshme dhe sensuale. /Telegrafi/

 

Exit mobile version