Gareth Bale mund të rikthehet në Angli pikërisht tek ish-skuadra e tij Tottenham Hotspurs.
Ylli uellsian nuk po kalon momente të mira në Real Madrid ku po ka probleme me lëndime.
Kësisoj gjiganti spanjoll ka vendosur që ta shesë lojtarin në afatin kalimtar të janarit ose në atë të verës, varësisht nga ofertat që vijnë në klub.
Por e përditshmja angleze ‘The Mirror’ ka zbuluar një klauzolë interesante që është mes Real Madridit dhe Tottenham Hotspurs.
Bale mund të rikthehet në Tottenham edhe nëse ndonjë skuadër tjetër bënë ofertë për të.
Në rast se një skuadër bën ofertë për Balen, atëherë Tottenham mund t’ia rrëmbejë nga duart.
Klauzola është që Tottenham ka të drejtë të barazojë ofertën me skuadrën tjetër brenda 72 orëve dhe Bale do të transferohet në Londër.
28-vjeçari iu bashkua Real Madridit në verën e vitit 2013 për një shumë rekorde në atë kohë 100 milionë euro.
Mbetet të shihet nëse Tottenham do ta përdorin klauzolën që kanë dhe do ta rikthejnë Balen në Londër.
Kujtojmë që për lojtarin interesim kanë shprehur dy gjigantët anglez Manchester United dhe Chelsea. /Telegrafi/