Telegrafi

Klauzolat në kontratat e Verrattit dhe Skriniarit që ndikojnë në pagat e tyre

(Foto: Getty)

Paris Saint-Germaini ka implementuar klauzola në të gjitha kontratat që i kanë bërë së fundmi duke përfshirë edhe ato të Marco Verrattit dhe të Milan Skriniarit të Interit (që pritet t’i dorëzohet në momentin e nënshkrimit), sipas të cilave rrogat e tyre do të varen nga numri i ndeshjeve që do t’i zhvillojnë përgjatë sezonit.

Sipas Le Parisien, rroga e një futbollisti do të rritet ose do të zbritet varësisht nga numri i ndeshjeve të luajtura, në përputhje me një ‘përqindje në zhvillim’.

Ndryshimi i strategjisë u soll nga këshilltari portugez i klubit, Luis Campos, pas konsultimit me një numër ekspertësh brenda tregut të transferimeve.

(Foto: Getty)

Verratti ishte një nga lojtarët e parë që nënshkroi një marrëveshje të re për PSG-në sipas kushteve të reja, pas asaj që u raportua të ishte një periudhë negociatash ‘të vështira’ në dhjetorin e kaluar. Ai është i lidhur me parisienët deri në verën e vitit 2026.

Lexo po ashtu Skriniar ka një dëmtim të rëndë në shpinë, vihet në pikëpyetje transferimi te PSG

Mesfushori i italian i ka zhvilluar nëntë nga 15 ndeshjet e mundshme me klubin e Ligue 1 që nga rinovimi i tij, megjithëse për shkak të vështirësive nga lëndimet në vitet e fundit, ai rrallë ka qenë në gjendje ta përfundojë një sezon të plotë për klubin.

(Foto: Getty)

Le Parisien njofton se edhe Skriniar është pajtuar për kushte të njëjta të kontratës kur e ka negociuar transferimin nga Interi para disa muajsh. Është raportuar se paga bazë e qendërmbrojtësit sllovak është ndërmjet 10 dhe 12 milionë euro në sezon dhe pastaj do të zbatohet klauzola ‘paguhesh aq sa luan’. /Telegrafi/