Site icon Telegrafi

Klauzolat janë tani “A,B,C”-ja e kontratave të lojtarëve – por ka edhe prej atyre që janë të çuditshme

Foto: AP

Klauzolat janë shpirti i marrëveshjeve të afatit kalimtar të futbollistëve në Evropë dhe jo vetëm.

Bëhet fjalë për paragrafet më vendimtarë në karrierën e një futbollisti që shpesh herë rezulton të jetë edhe pengesë për të bërë hapin e madh.

Por cilat janë rastet më të çuditshme të klauzolave që njeh historia e futbollit?

Lexo po ashtu Ende nuk ka filluar sezoni i ri në Ligën Premier, por vendoset një rekord i ri

Një prej tyre lidhet me emrin e Luis Suarez që pasi kafshoi Chiellinin në Kupën e Botës 2014 u ble nga Barcelona që shtoi një pikë në kontratë ku theksohej se lojtari uruguaian nuk duhej të kafshonte më asnjë lojtar.

Në vitin 2015, Van Der Vart u bashkua me Betis që i vendosi si kusht në kontratë se nuk mund të luante me atletet e preferuara me ngjyrë bardhekuqe, pasi kjo është edhe ngjyra e fanellës së rivalëve të urryer të Sevillas.

Edhe transferimi i Ballotellit te Milani nuk bëri më pak bujë pasi kuqezinjtë i vendosën kushtin se nuk mund të gënjente apo të polemizonte në dhomat e zhveshjes. Ai do të humbiste gjithashtu një milionë euro nga kontrata nëse përjashtohej tre herë brenda një sezoni nga fusha e lojës. /Telegrafi/

Exit mobile version