Site icon Telegrafi

Klauzola që kërkon Juve ngec përfundimin e transferimit të Zazas te Valencia

Sipas medieve italiane, Valencia ende nuk ka një marrëveshje me Juventusin për Simone Zazan.

Reprezentuesi italian la bardhezinjtë për t’u bashkuar me West Ham United në verë, në një huazim prej 5 milionë eurove me një klauzolë blerje prej 20 milionësh e cilat do bëhej e detyrueshme pas vetëm 14 ndeshjeve.

Megjithatë, ‘Çekanët’ kanë vendosur se ata nuk duan të nënshkruajnë me sulmuesin në baza të përhershme, kështu që ai do të kthehet në Juventus gjatë janarit.

Lexo po ashtu Gjiganti spanjoll mendon për Zazan

Duke pasur parasysh se ai është tepricë e kërkesave, lojtari ka qenë në bisedime me Valencian, por klubi spanjoll ende nuk ka gjetur një marrëveshje me ‘Zonjën e Vjetër’, raporton gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio.

Marrëveshja nga ngecur pasi Juve dëshiron një marrëveshje huazimi, por me një klauzolë prej 20 milionë euro e cila do të bëhet e detyrueshme pas vetëm një paraqitje, e gjithë kjo për të shmangur një përsëritje të situatës me West Ham. /Telegrafi/

Exit mobile version