Portieri argjentinas, Nahuel Guzman, ka një pikë interesante në kontratën e tij, e cila do t’ia lejonte kalimin te Newell’s Old Boys, por me kusht që Lionel Messi t’i bashkohej atij.
34-vjeçari ka luajtur për skuadrën argjentinase para se të transferohej te Tigres në vitin 2014, ndërsa në bazë të marrëveshjes, ai mund të kthehet nëse kthehet edhe superylli i Barcelonës.
“Kur ia propozova klauzolën (Tigres), më thanë se do ta përfshinin. Do të gëzohesha nëse do të ndodhte, sepse Messi dëshiron (të ndodhë) dhe është i motivuar që të luajë në Argjentina, megjithëse është vështirë që ta imagjinosh”.
“Të gjithë i kemi situatat në familjet tona dhe mendoj se është edhe çështja e ekspozimit”, ka deklaruar Guzman për TyC Sports.
Messi, i cili ka luajtur me portierin te kombëtarja e Argjentinës, ka qenë pjesë e Newell’s Old Boys si fëmijë, para se të kalonte te Barcelona në vitin 2001, si 13 vjeçar. /Telegrafi/