Klauda Pepa ka mahnitur me performancën e saj në videoklipin e Stevie Wonder.
Balerina shqiptare pas suksesit të arritur në “Amici Di Maria De Filippi” ku u fut në finale, talentin e saj në kërcim e tregoi edhe në projektin e fundit të artistit të njohur të titulluar “Carry on”, transmeton Telegrafi.
Regjisori i këtij videoklipi, që është mahnitur nga 24-vjeçarja shqiptare është Nicola Paparusso, ndërsa kënga është në bashkëpunim me Mao Otayeck./Telegrafi/