Zonja Gloria u bë një hit në TikTok pasi ndau një dhuratë për burrin e saj për Ditën e Shën Valentinit.
Gloria shtypi dhe i dha burrit të saj të gjitha fotot e grave që ai pëlqente në Instagram.
“Meqenëse të gjithë ndajnë dhurata për Ditën e Shën Valentinit, edhe unë vendosa të bëjë kështu. Po i jap burrit tim të gjitha fotot e grave që i pëlqyen në Instagram. Shpresoj që atij t’i pëlqejë”, shkroi ajo, transmeton Telegrafi.
Videoja u pëlqye nga më shumë se 15 milionë njerëz në TikTok.
Shikoni gjithashtu reagimin e burrit. /Telegrafi/