TikTok përsëri gjeti një mënyrë për të na befasuar.
Pavarësisht nëse jeni një nga depozituesit që pastroi raftet e supermarketeve nga të gjitha makaronat në fillim të bllokimit, ose ju mungojnë vizitat në sallonin e thonjve, mund të jeni të interesuara për këtë video virale që po qarkullon në TikTok , e cila përdor spageti në një mënyrë që nuk do të mendonit se ishte e mundur, transmeton Telegrafi.
Videoja, e cila ka 26 milion shikime dhe më shumë se 3.5 milion pëlqime, tregon se si një teknik i thonjve, i njohur vetëm si Brother Nailtech, aplikon në mënyrë të përpiktë spageti të thata në thonjtë në një metodë të re dhe të pazakontë për krijimin e zgjatime të thonjve./Telegrafi/