Kuvendi i Kosovës sot në orën 11:00 mban seancë plenare, ku pritet të zgjidhet Qeveria e re e Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga Albin Kurti.
Qeveria Kurti pritet t’i ketë 2 zëvendëskryeministra, 15 ministra dhe 33 zëvendësministra, raporton Telegrafi.
Vetëvendosje do ta udhëheqë Ministrinë e Punëve të Jashtme, atë të Drejtësisë, të Financave, të Ekonomisë, të Shëndetësisë dhe atë të Integrimeve Evropiane.
Haki Abazi– Zëvendëskryeministër
Glauk Konjufca– Ministria e Punëve të Jashtme
Albulena Haxhiu– Ministria e Drejtësisë
Besnik Bislimi– Ministria e Financave
Rozeta Hajdari– Ministria e Ekonomisë
Arben Vitia– Ministria e Shëndetësisë
Blerim Reka– Ministria e Integrimeve Evropiane
Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës do të udhëheqë me Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Punëve të Brendshme, atë të Mbrojtjes, Arsimit, Kulturës dhe të Bujqësisë.
Emrat e LDK-së për postet qeveritare janë:
Avdullah Hoti – Zv. kryeministër i parë
Lumir Abdixhiku – Ministër i Infrastrukturës
Agim Veliu – Ministër i Punëve të Brendshme
Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes
Hikmete Bajrami – Ministre e Arsimit
Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës
Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë
Në Qeveri parashihet të jenë edhe tre ministra nga radhët e minoriteteve./Telegrafi/