Qytetarët e Kosovës ia kanë bërë një prej promovimeve më të mëdha vendit të tyre me rastin e mikpritjes së anglezëve në ndeshjen kualifikuese për ‘Euro 2020’ që u zhvillua të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Gjithçka ishte e përsosur duke nisur nga banerët, mbishkrimet dhe flamujt nëpër qytet, sjellja dhe mikpritja e qytetarëve e deri te organizimi i jashtëzakonshëm i tifozëve brenda stadiumit.
Krahas futbollistëve dhe stafit të kombëtares së Anglisë, kanë qenë tifozët anglezë që kishin udhëtuar në vendin tonë, ata që janë mahnitur dhe befasuar më së shumti nga pritja që u është bërë këtu.
Më poshtë jua sjellim disa prej postimeve të shumta të tifozëve anglezë që e kanë vizituar Kosovën:
“Nuk mund të besoj se sa miqësor ka qenë gjithsecili deri më tani në Prishtinë. Madje edhe njerëzit që i merrnin pasaportat në aeroport ishin miqësorë. Kjo nuk ndodh kurrë…”, ka shkruar përdoruesi i Twitterit me emrin Karl Dolling.
Can’t believe how friendly everyone has been so far in Prishtina. Even the passport airport people were friendly. That never happens. Just need to find a match ticket now #Kosovo #england #englandaway 🏴 🇽🇰
— Karl Dolling (@cfcdollo) November 17, 2019
“Kosovarët po na paguajnë birra, duan të dinë gjithçka për klubet që i mbështesim, vendi më miqësor ku kam shkuar ndonjëherë për të ndjekur një ndeshe, vend mahnitës”, është postimi William Owen Pond.
Kosovans buying us beers, want to know everything about the clubs we support, friendliest place I have ever come to watch a game, incredible place #EnglandAway
— William Owen Pond (@WilliamOwenPond) November 16, 2019
“Isha ulur duke pirë ca birra në Prishtinë. Hyn një tim, e paguan gjithë tavolinën për ne dhe del jashtë. Çfarë vendi…”, thotë Tom Burr.
Sat having a few beers in Prishtina..guy walks in bar, pays the whole tab for us and walks out. What a place #englandaway 🇽🇰🏴
— Tom Burr (@TomB_CFC) November 17, 2019
“Jam i inatosur me veten se erdha në këtë udhëtim në Kosovë me shumë skepticizëm në krahasim me të gjitha udhëtimet që i kisha bërë deri më tash. Në fakt, me shumë mundësi do të jetë udhëtimi më i mirë që kam bërë. Vend i pabesueshëm”, është përshkrimi i përdoruesit të Twitterit me emrin James.
Mad how I came into this trip to Kosovo with the most scepticism out of any #EnglandAway trip I’ve done to date. In reality, it’s quite possibly shaping up to be the best. Unreal place
— James (@JimmyDRFC) November 17, 2019
“Kosovë. Ke një vend të madh në zemrën time. Paramendo të jesh një tifoz i Anglisë dhe të mirëpritesh. Ky vend, këta njerëz… thjesht mbresëlënës”, ka shkruar Mark Hillman.
Kosovo. You have a massive place in my heart. Imagine being an England fan and being welcomed. This place, these people.. just amazing x #englandaway pic.twitter.com/SBOFMHsKDD
— Mark Hillman (@hillmania) November 17, 2019
“Kam bërë disa udhëtime futbolli gjatë jetës, por Kosova tashmë është një prej vendeve më mikpritëse që i kam vizituar. Njerëz zemërgjerë dhe të sjellshëm ngado…”, ka shkruar përdoruesi me emrin Paul.
I have been on some football trips in my time but #Kosovo is already one of the most welcoming places I have visited. Generous and kind folk everywhere. Loving the shirts they have designed for today. So grateful to bag one. #WelcomeAndRespect #KOSENG #englandaway #pristina pic.twitter.com/zleTSB1Ezd
— Paul 🏃🏻🏳️🌈 🎟 (@Marathonswift) November 17, 2019
/Telegrafi/