Mund t’ju duket si mënyra më e çuditshme për ta filluar ditën, por kjo grua tregon se konsumimi i spermës çdo mëngjes e ndihmon atë t’i rritë nivelet e energjisë.
29 vjeçarja Tracy Kiss është duke e konsumuar këtë pije interesante që një muaj, dhe thotë se ia ka përmirësuar sistemin e imunitetit dhe disponimin, transmeton Telegrafi.
Ajo është nënë beqare e dy fëmijëve, prandaj e ‘huazon’ spermën nga miku i saj i ngushtë – ose më saktësisht, ai ia dërgon asaj spermën tri herë në javë.
Fundja fundit, për çfarë janë miqtë? Tracy – e cila është vegane – e futë spermën në frigorifer bashkë me ushqimet e tjera.
Pastaj ajo e përzien spermën me disa përbërës tjerë, siç janë bananet, farat dhe qumështi i bajameve.
Ajo tregon se sado e çuditshme që mund t’ju duket njerëzve, pija magjike ia ka përmirësuar asaj disponimin dhe nivelet e energjisë.
Veç kësaj, ajo e përdorë edhe spermën për ta fërkuar lëkurën sepse, sipas saj, sperma është duke ndikuar edhe në shëndetin e lëkurës. /Telegrafi/