Voziste me kujdes, por nëna e tij kundërshtonte gjithçka.
Fillimisht asaj nuk i pëlqente muzika, e më pas mendonte se asgjë nuk është duke shkuar në rregull.
Por, Josh Pray nuk e kundërshton për asnjë moment nënën e tij, e cila ka ankesa për secilën kthesë ku ata hyjnë, transmeton Telegrafi.
Për të treguar se sa e bezdisshme është nëna e tij gjatë udhëtimit, 29-vjeçari ka vënë një kamerë në veturë, filmimin e të cilat e ka postuar në internet.
Me këtë video Pray kërkon që “shoferi të lihet i qetë gjatë vozitjes, e sidomos që nënat të kenë më pak ankesa”. /Telegrafi/