Telegrafi

Kjo mund t’ju ketë ikur, kështu iu gëzua Balotelli golit të Milanit ndaj Juves (Foto)

Milani fitoi dje ndaj Juventusit me rezultat 1-0 në San Siro.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua nga Manuel Locatelli dhe ishte një gol fantastik.

Lexo po ashtu Locatelli thyen rekordin 55-vjeçar të Milanit

Këtij goli i është gëzuar edhe ish-sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli, i cili ka shprehur gëzimin e tij me një postim në Twitter.

“Locatelli, nëna ime çfarë goli. Nëna ime”, ka shkuar Balo i çuditur.

Vlen të theksohet se Milani është skuadra që italiani e ka dashur që kur ishte fëmijë. /Telegrafi/

Postimi i Balotellit në Twitter.