Milani fitoi dje ndaj Juventusit me rezultat 1-0 në San Siro.
Goli i vetëm në këtë takim u shënua nga Manuel Locatelli dhe ishte një gol fantastik.
Këtij goli i është gëzuar edhe ish-sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli, i cili ka shprehur gëzimin e tij me një postim në Twitter.
“Locatelli, nëna ime çfarë goli. Nëna ime”, ka shkuar Balo i çuditur.
Vlen të theksohet se Milani është skuadra që italiani e ka dashur që kur ishte fëmijë. /Telegrafi/