E diela e javës së kaluar ishte ditë e zezë për Liverpooli që pësoi humbje 7-2 përballë Aston Villës.
Jack Grealish ishte ylli i mbrëmjes me dy dhe tri asistimet e tij, derisa kishte momente kur vuri në siklet edhe lojtarët e The Reds.
Virgil van Dijk cilësohet si mbrojtësi më i mirë në Ligën Premier dhe në shumë raste është vështirë të kalohet nga lojtarët kundërshtarë.
https://twitter.com/fuckingshit_lol/status/1313404752160526336
Mirëpo, Grealish i tregoi mbrojtësi holandez se nuk është vështirë të thyhet në mbrojtje, duke bërë disa lëvizje impresionuese.
Anësori anglez bëri disa lëvizje, më pas për t’i futur topin mes këmbëve, për të shkuar pasimi në këmbët e Ross Barkleyt.
Tifozët e Liverpooli duhet të jenë krenar për një mbrojtës të nivelit të lartë që kanë në skuadër dhe gjëra të tilla u ndodhin edhe top yjeve. /Telegrafi/