Site icon Telegrafi

‘Kjo mund të jetë hera e fundit që më shihni të gjallë’ – paralajmërimi që besohet të jetë bërë nga Zelenskyy

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy kishte një paralajmërim të rëndë për homologët e tij evropianë në një video-konferencë mbrëmë.

Sipas një gazetari në Walla News të Izraelit, ai iu tha udhëheqësve të tjerë: “Kjo mund të jetë hera e fundit që më shihni të gjallë”.

Këshilltari presidencial ukrainas paralajmëroi më herët se Rusia dëshiron të vrasë Zelenskyy-n nëse merr kryeqytetin e Ukrainës.

Besohet se Rusia po planifikon të instalojë një qeveri ‘marionetë’ në Ukrainë nëse pushton me sukses Kievin. /Telegrafi/

Exit mobile version