Telegrafi

Kjo monedhë 50p vlen 90 herë më shumë se vlera origjinale – dhe ka mbi 100 mijë prej tyre në qarkullim

Një koleksionues monedhash ka zbuluar një monedhë prej 50p e cila mund të ketë një vlerë deri në 90 herë më të madhe se vlera origjinale e saj, në mes të 46.72 eurove dhe 52.56 euro (40 dhe 45 funte).

Një llogari në TikTok me emrin CoinCollecotrUK ka vënë në pah se monedha 50p e inspiruar një presidencë e caktuar e Bashkimit Evropian është një prej vetëm 109 mijë monedhave të prodhuara, duke e bërë atë një nga monedhat 50p më të rralla ndonjëherë.

Veçantia e saj qëndron në faktin se ajo daton nga vitet 1992 dhe 1993, atëherë kur Mbretëria e Bashkuar ishte presidente e Këshillit Evropian të Ministrave, njëkohësisht edhe kur u kompletua marrëveshja mbi Tregun Unik, raporton Mirror, transmeton Telegrafi.

@thecoincollectoruk A 50p coin rarer than Kew Gardens #coin #coins #foryou #fyp #coincollecting #foryoupage #kewgardens #kewgardens50p #rare #valuable ♬ Good Vibes (Instrumental) – Ellen Once Again

Dizajnuar nga Mary Milnder Dickens, monedha e shfaq një tryezë konference me perspektivë nga lartë, e rrethuar nga 12 ulëse, e që e ilustron Këshillin e Ministrave të BE-së.

Dizajni paraqet MB-në në krye për të nënkuptuar presidencën e saj në atë kohë, si dhe 12 yje për çdo anëtar të EEC.

Një vlerësim nga koleksionisti Crawley Coins e vendos vlerën e monedhës deri në 70.09 euro (60 funte), 120 herë më shumë se vlera e saj. /Telegrafi/