Kemi menduar se loja “guri, letra dhe gërshërët” është një nga lojërat më të sigurta, sepse askush nuk lëndohet. E tëra që dikush mund të humb është pak krenari.
Por, dy meshkuj, njëri në veturë e tjetri në motoçikletë, e kanë ngritur këtë lojë në ekstrem: duke luajtur teksa ishin në lëvizje, transmeton Telegrafi.
Kush fitoi?
Të jemi të sinqertë, të dy janë humbës, meqë e luajtën këtë lojë duke rrezikuar pa nevojë. /Telegrafi/