Telegrafi

“Kjo ishte për Kun”, Ansu Fati ia dedikoi golin Agueros

Ylli i Barcelonës, Ansu Fati ia ka kushtuar golin e fundit bashkëlojtarit të skuadrës, Sergio Aguero, i cili ka pasur probleme me zemër kohëve të fundit.

Fati u rikthye nga dëmtimi i tij i fundit të martën mbrëma, duke shënuar golin e fitores 1-0 për Barcelonën në Ligën e Kampionëve kundër Dynamo Kyiv.

I riu shënoi një gol të bukur në minutën e 70-të në atë që ishte një provë e vështirë për Barçën në kryeqytetin ukrainas.

Lexo po ashtu Barcelona i falet ‘xhevahirit’ të saj, goli i Ansu Fatit vendos ndeshjen

Dhe pas ndeshjes, Fati ia dedikoi golin e tij shokut të skuadrës, Aguero, i cili së fundmi ka mbetur jashtë për tre muaj për shkak të një problemi në zemër.

Argjentinasi u detyrua të largohej gjatë barazimit të Barcelonës me Alavesin gjatë fundjavës pasi pësoi siklet në gjoks.

Që atëherë është konfirmuar se ai ka çrregullime në rrahje të zemrës, dhe tre muajt e ardhshëm do të përdoren për të parë nëse është e sigurt për të që të vazhdojë të luajë.

Pas asaj goditjeje, Fati i ka dedikuar golin e tij bashkëlojtarit argjentinas.

“Kjo ishte për Kun Agueron, për atë që ka kaluar javën e fundit. Ai është një lojtar që na jep shumë. Ai do të jetë jashtë për një kohë”.

“Kjo fitore është për të dhe ne shpresojmë që ai të rikuperohet shpejt”, ka thënë Fati pas ndeshjes. /Telegrafi/