Telegrafi

Kjo hile që u bë virale në TikTok e bën manikyrin francez jashtëzakonisht të lehtë

Sado relaksuese të jenë takimet në sallonin e bukurisë, komoditeti për të bërë thonjtë në shtëpinë tuaj është i pakrahasueshëm.

Por edhe ata që rregullojnë gjithmonë thonjtë e tyre do t’ju thonë se modele të caktuara mund të jenë super frikësuese.

Me manikyrën franceze, në veçanti, maja e lakuar mund të rregulloj ose të prishë të gjithë pamjen. Nëse qëllimi juaj është të krijoni linja të pastra, mund të jetë e ndërlikuar nëse nuk jeni profesionist me një dorë tepër të qëndrueshme.

Falë burimit të preferuar të të gjithëve për hile bukurie, normalisht TikTok, hilja për të marrë një manikyr të përsosur francez në shtëpi mund të jetë zbuluar përfundimisht. Dhe ajo që do vjen në ndihmë është: stampuesi silikon i thonjve.

Si funksionojnë stampuesit silikoni të thonjve?

Le të fillojmë me bazat: stampuesi i thonjve që u bë viral është një pjesë e rrumbullakosur silikoni e mbyllur brenda një mbajtëse plastike. Sipas Suga, përdoret për të transferuar llakun në majë të thoit dhe përdorimi i tij është në të vërtetë mjaft i thjeshtë.

Për ta kuptuar lehtësisht se si të arrini rezultatet e duhura, ndiqni videon më poshtë:

@glamourphile

#frenchtip #jeffreybezos #frenchtipnails #stamping #nailstamping #nailtutorial #nailstutorial #frenchnailtutorial #frenchnailstamping

♬ Bezos I – Bo Burnham