Teknologjia është duke avancuar çdo ditë e më shumë, ndaj shumë shpejt pritet që njerëzit të mund të udhëtojnë me vetura të kombinuara, të cilat mund të lëvizin nëpër rrugë e edhe të fluturojnë. Një gjë e tillë pritet të ndodhë në periudhën prej 8-12 viteve.
Terrafugia ka dizajnuar një veturë të tillë e cila zë vend po sa disa vetura aktuale dhe mund të parkohet në një garazh të madhësisë mesatare.
TF-X është modeli i veturës që ndoshta vite më parë as nuk është paramenduar. Ajo do të ketë dy motorë të cilët i mundësojnë shkëputje nga toka, kurse ka qëndrueshmëri të madhe: pesë orë mund të vozitet pandërprerë dhe mund të kalojë 500 milje.
Ajo do të ketë një kapacitet prej katër ulëseve, shkruan metro.co.uk.
Kështu, me anë të saj gjithçka do të jetë më e lehtë, pasi do të mund të shmangen pritjet e gjata në trafik. /Klan Kosova/