Site icon Telegrafi

Kjo është ujdia Maqedoni-Serbi për incidentin me agjentin Goran Zhivaljeviq në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia dhe Serbia do të ndërprejnë përkohësisht bashkëpunimin në sferën e sigurisë dhe do të tërheqin oficerët e kundërzbulimit në ambasadat e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo është zgjidhja e çështjes së agjentit të BIA-së, Goran Zhivaljeviq, i cili ishte i pranishëm në Kuvendin e Maqedonisë, natën e dhunshme të 27 prillit, kur u sulmuan gazetarët dhe deputetët e shumicës parlamentare.

Ky është epologu i ujdisë ndërmjet kryetarëve, Gjorge Ivanov dhe Aleksandar Vuçiq, të arritur në Bërdo të Sllovenisë, që dy shërbimet e intelegjencës ta zgjidhin këtë çështje./Telegrafi/

Exit mobile version