Telegrafi

Kjo është shuma që ka fituar Andy Ruiz pas triumfit ndaj Joshuas

Andy Ruiz Jr. (Photo by Al Bello/Getty Images)

Andy Ruiz ka arritur të triumfojë ndaj Anthony Joshuas në Madison Square Garden në New York.

Boksieri amerikan ka arritur ta nokautojë Joshuan në raundin e shtatë duke befasuar të gjithë me paraqitjen e tij.

Ky ishte meçi i tij i 34-të, ku ka shënuar 33 fitore ndërsa 22 prej tyre i ka me nokaut.

Festa e Andy Ruiz Jr (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore, Ruiz ka shtuar pasurinë e tij, pasi ka arritur të fitojë miliona euro. Triumfi ndaj Joshuas i ka siguruar atij 6,25 milionë euro. Përqindja e fitimeve caktohet para duelit dhe normalisht që pjesa më e madhe i takoi britanikut, AJ.

Lexo po ashtu Përkundër humbjes, Joshua fitoi një mal me para nga dueli me Ruiz

Por, një gjë është e sigurt, në meçin e radhës Andy do të fitojë shumë më shumë pasi emri i tij në botën e boksit tashmë ka kaluar në një nivel tjetër dhe me siguri atij do t’i ofrohet një pjesë më e madhe e fitimeve.

Lexo po ashtu Këtë askush nuk e kishte pritur! Ruiz e rrëzon katër herë Joshuan dhe ia rrëmben titujt

Mos të flasim për kompanitë e ndryshme botëror që do t’i afrohen tani atij për të bashkëpunuar, një gjë është e sigurt, jeta financiare e Ruiz ka ndryshuar në momentin që triumfoi ndaj Joshuas.  /Telegrafi/