Bisedimet e pajtimit midis Rusisë dhe Ukrainës janë në një fazë kritike, thanë zyrtarë izraelitë të paidentifikuar për Axios.
Izraeli, i cili ka marrëdhënie të mira si me Rusinë, ashtu edhe me Ukrainën, u gjend në rolin e një lloj ndërmjetësi mes dy palëve.
Zyrtarët izraelitë thonë se Rusia ka zbutur kërkesat e saja dhe tani po kërkon vetëm çmilitarizimin e Donbasit, jo të gjithë Ukrainës.
Zyrtarët izraelitë kështu kanë informacione të drejtpërdrejta për negociatat në nivelin më të lartë, të cilat Izraeli në një farë mënyre i koordinon, ata thanë se mendojnë se ka pasur zbutje të qëndrimeve nga të dyja palët në 24 orët e fundit.
Rusët, thonë ata, tani thonë se duan vetëm të çmilitarizojnë rajonin e Donbasit, i cili përfshin dy republika separatiste renegate të njohura nga Putin ndërsa Zelensky ka thënë publikisht se Ukraina nuk insiston më për t’u bashkuar me NATO-n.
Zyrtarët izraelitë shpresojnë se këto të jenë shenja të përparimit drejt një zgjidhjeje të mundshme diplomatike.
Kryeministri izraelit, Naftali Bennett vizitoi Moskën të shtunën dhe u takua me Putinin. Menjëherë më pas, ai foli me Zelensky dhe më pas foli me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Bennett foli sërish sot me Zelenskyn dhe më pas me Putin për të përcjellë mesazhin e presidentit ukrainas.
Kremlini tha gjithashtu se Putin e informoi Bennet për rezultatet e raundit të tretë të negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi. /Telegrafi/