Në një autostradë në Kili, është parë një dele teksa rinte sipër një veturë në lëvizje.
Mbi veturën e kuqe, ishin vendosur disa dyshekë dhe sipër tyre një gardh i improvizuar me delen në mes.
Kjo e fundit qëndronte qetë, ndërsa vetura lëvizte me shpejtësi të konsiderueshme, transmeton Telegrafi.
Udhëtarët në veturën tjetër kanë arritur të bëjnë fotografi me këtë rast të pazakontë.
Me ligjet kiliane, bartja e kafshëve në makina joadekuate është e ndaluar, andaj rasti është nën hetime. /Telegrafi/