Ai është pesë vjeçar dhe quhet Murtaza Ahmadi, është nga Afghanistani dhe ëndrra e tij është që një ditë të bëhet si Lionel Messi.
“Unë e dua Messin, ai luan mirë. Fanellën ma bëri vëllai im dhe më pëlqeu shumë”, ka thënë Murtaza për agjencinë e lajmeve AFP.
“Ne nuk kemi fushë të futbollit afër shtëpisë dhe unë kam vetëm një top, i cili është i shpuar. Kur të rritëm dua të bëhem si Messi”, shtoi për fund djaloshi.
Më pas foli babi i tij, ku tregoi se nuk kishte para t’ia blinte fanellën dhe shpreson që djali i tij të ndjekë rrugën e yllit argjentinas.
“Ai më pyeti se a mund t’ia blija një fanellë të Messit, por unë jam fermer dhe nuk e përballoja dot”, ka thënë Mohammad Arif Ahmadi.
“Murtaza dëshiron të takohet personalisht me Lionel Messin një ditë. Unë dua që djali im të bëhet një lojtar i mirë futbolli dhe të bëhet Messi i Afganistanit”, ka shtuar për fund babai i djaloshit. /Telegrafi/