Site icon Telegrafi

Kjo është e zgjedhura e Granit Xhakës, të cilën pritet ta shohim shpesh në Emirates (Foto)

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Londër. Në ndërkohë, mediat britanike kanë nisur të interesohen edhe për anën e bukur të lojtarit.

Mesfushori është i fejuar me Leonita Lekajn, lidhja me të cilën u bë publike gjatë një ndeshjeje të Zvicrës ndaj Estonisë, me ç’rast e zgjedhura e tij ishte e pranishme në stadium së bashku me familjen e lojtarit.

Asokohe, Graniti kishte shkuar dhe i kishte përshëndetur, gjest ky që nuk kaloi pa u bë kryetemë e mediave zvicerane.

Më vonë, Xhaka theu heshtjen mbi jetën e tij private duke publikuar fotografi, në të cilën shfaqej me Leonitën duke prerë tortën dhe duke i ndërruar unazat në stilin tradicional shqiptar.

Në galerinë e mëposhtme, jua sjellim disa fotografi të lojtarit me të zgjedhurën e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version