Site icon Telegrafi

Kjo është e dashura e re e Majk, foto ekskluzive (Foto)

Reperi i Babastars, Majk, gjithmonë ka pasur shije për femrat që ai ka zgjedhur.

Së fundmi mediat shqiptare raportuan se ai është në lidhje me një modele nga Rumania që jeton në Tiranë.

Telegrafi mëson se emri i saj është Marcela dhe e cila aktualisht jeton në Tiranë, por që vjen nga Rumania.

Sipas burimeve të sigurta të Telegrafit ajo më parë ka jetuar në Liban dhe në Itali, teksa me ushtron hobin prej modele, për çka është edhe e njohur.

Ajo është fizioterapeute e cila për specializim po qëndron në Shqipëri dhe ku si duket ka takuar të dashurin e saj të ri, reperin e Babastars, Majk.

Ishte vet reperi që në llogarinë e tij në Snapchat e prezantoi këtë femër zeshkane, por që më pas u zbulua se kush është.

Se ai ka pasur marrëdhënie intime me të kjo tashmë dihet pasi ka publikuar edhe foto nga shtrati, teksa burime tjera të Telegrafit në Shqipëri konfirmojnë se ata janë parë edhe rrugëve të Tiranës bashkë.

Telegrafi sjell disa foto ekskluzive se si duket e dashura e re e Majkut, Marcela nga Rumania. /Telegrafi/

Exit mobile version