Telegrafi

Kjo është çiftelia të cilës gjatë luftës i ra heroi Agim Ramadani

Vitet 1998-1999 do të mbesin gjatë në mendjet e të gjithë shqiptarëve, si vitet më të rënda.

Ndonëse ishte kohë lufte, gjatë asaj periudhe shumë komandantë dhe pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), kujdeseshin që përmes vargjeve të këngëve të ndryshme patriotike ta largonin për pak minuta mendjen nga gjendja në të cilën ndodhej Kosova.

Lexo po ashtu U ndërtua 160 vjet më parë, kulla e Ramë Zyberit në Junik vazhdon ta ruaj traditën shqiptare

I tillë ishte edhe heroi i kombit, komandanti Agim Ramadani. Agimi gjatë viteve ’89-’99 kishte qëndruar në konakun e “Ramë Zyberit” në Junik, shkruan Telegrafi.

Siç tregon pronari i kësaj kulle, Zymer Krasniqi, i ndjeri Agim Ramadani gjatë luftës kishte qenë në konakun e tyre, ku edhe i kishte rënë çiftelisë, të cilën sot e asaj dite Zymeri ende e ruan.

“Kësaj çiftelie gjatë luftës i ka ra edhe i ndjeri Agim Ramadani. E kemi lënë në mollë dhe kur kam ardhur pas luftës e kam gjetur të thyer, por për hire që i ka ra i ndjeri Agim Ramadani e kemi ruajt”, tregoi Krasniqi në një intervistë për Telegrafin.

Kujtojmë se Agim Ramadani ishte i pari që shkuli gurin-piramidën-kufitare në Koshare. Pas thyerjes së këtij kufiri, në pjesën e Kosovës, tek vendi i quajtur Rrasa e Zogut, ai ra heroikisht- duke mos vdekur kurrë. /Telegrafi/

Nga minuta e 02:00 mund ta dëgjoni rrëfimin e Zymer Krasniqit për heroin Agim Ramadani