Aktorja e serialit të mirënjohur kosovar “Zyrja për gjithçka”, si duket ka filluar t’i ekspozoj linjat e saj trupore.
Bëhet fjalë për Lyra Xhocin, më mirë e njohur si Eli, e cila ka filluar të publikoj disa fotografi joshëse nga arkiva e saj, transmeton Telegrafi.
Së fundi, në llogarinë e saj në Instagram ajo ka postuar disa fotografi ku shihet mjaft joshëse dhe seksi.
Siç duket fotot janë bërë për ballinën e një reviste, ndërsa janë realizuar nga artisti i mirënjohur kosovar, Avni Selmani.
Të shumta kanë qenë edhe komplimentet e ndjekësve të saj në këtë rrjet social, të cilët nuk kanë ngurruar ta quajnë edhe seks simbol. /Telegrafi/