Portugalia i ka një borxh të madh Sporting Lisbonës për numrin e lojtarëve të prodhuara nga akademia e tyre që u paraqitën në Kampionatin Evropian.
Ajo që e bën interesant faktin është se 10 nga 14 lojtarët e paraqitur në finale, kanë bërë karrierë në akademinë e kësaj skuadre.
Më parë kjo akademi kishte prodhuar edhe emra të mëdhenj si Luis Figo e Simao, ndërsa lojtar i tyre është edhe anglezi sensacional Eric Dier që luan me Tottenhamin.
Lexo po ashtu: Drogë, alkool, femra: Disa nga yjet që mbeten fukara (Foto)
Ylli i skuadrës Cristiano Ronaldo ka qenë pjesë e kësaj akademi së bashku me mikun e tij Nani.
Po ashtu edhe Ricardo Quaresma, ka stërvitur në këtë akademi.
Lojtarët tjerë që u paraqitën në finale dhe ishin pjesë e trajnimit zingjiror ishin edhe Joao Moutinho, William Carvalho e Joao Mario.
Dyshja e Southampton që patën paraqitje të mirë në finale Jose Fonte dhe Cedric Soares, po ashtu kanë dal nga akademia e kësaj skuadre, transmeton Telegrafi.
Kjo akademi është hapur në vitin 2002 si e tillë që ekziston dhe presidenti i klubit ndjehet krenar me këtë.
“Si portugez jam shumë i lumtur për të gjithë skuadrën. Si president i Sporting Clube de Portugal, kur e shikojë skuadrën e di që 11 nga ata futbollistë që luajtën në finale kanë qenë pjesë e moshave në akademinë tonë”, ka thënë Bruno de Carvalho.
Lexo po ashtu: Formacioni i mundshëm i Portugalisë për Euro 2020 (Foto)
Dy futbollistë të kësaj skuadre Figo dhe Ronaldo kanë fituar ‘Topin e Artë’, duke treguar madhështinë e prodhimit të kësaj skuadre. /Telegrafi/