Simon Kjaer do të largohet përfundimisht nga futbolli turk.
Mbrojtësi danez që ishte në kontakte me Milanin ka pranuar transferimin në kampionatin spanjoll te Sevilla.
Skuadra spanjolle ka arritur marrëveshje me klubin turk Fenerbahcen për transferimin e danezit në La Liga.
Sevilla do t’i paguajë 10 milionë euro klubit turk për reprezentuesin e Danimarkës.
Kjaer do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me klubin andaluzian. /Telegrafi/