Telegrafi

Kishte vrarë palestinezin e plagosur, ushtari izraelit shpallet fajtor (Video)

Një ushtar izraelit i cili qëlloi një sulmues palestinez me plumb në kokë nga një distancë pasi ai kishte rënë i palëvizshëm në tokë, është shpallur fajtor.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Elor Azaria vrau 21-vjeçarin Abdul Fatah al-Sharif në mars të vitit të kaluar në Hebron.

Po siç shkruajnë mediat e huaja, Al-Sharif ishte veçse i qëlluar nga një ushtar tjetër, dhe ishte në tokë i plagosur.

Verdikti i sotëm i një gjykate ushtarake në Tel Aviv ishte përballur me skena zemërimi. Gjithashtu dhuna shpërtheu para objektit të gjykatës, pasi aty ishin mbledhur një numër i mbështetësve të ushtarit izraelit.

Azaria ishte në burg që nga muaji maj dhe mund të përballet deri në 20 vite burg. /Telegrafi/