Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, i dyshuar për disa vjedhje të rënda.
Në njoftim bëhet e ditur se rastet e vjedhjes kanë ndodhur në periudhën janar -qershor 2024, kryesisht në zonën e Fushë Kosovës ku janë vjedhur stoli ari, mjete punë si dhe gjësende në markete.
“Puna e hetuesve policor është finalizuar dje ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar”, thuhet në njoftim.
Personi i dyshuar A.H, mashkull 27 vjeç, me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastet (tetë raste). /Telegrafi/